Formula 1

Vettel “pole”, Raikkonen i dyti, Ferrari dominon provat zyrtare në Bahrein

Ferrari dominon në provat zyrtare të Çmimit të Madh të dytë të vitit, në Bahrein. Në pistën e Sakhir dy njëvendëshet që pilotohen nga Vettel dhe Raikkonne rezultuan me të shpejtat, gjermani me kohën 1’27″958 dhe finlandezi me një të dhjetat më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës.

Koha e tretë më e mirë ishte e Mercedesit të Bottas, ndërsa Hamilton vetëm i katërti, por për shkak të dënimit me 5 pozicione do të nisët nga vendi i 9-të.

Gjatë provave u shënua një aksident me Red Bullin e Max Verstappen, që u përplas me barrierat në një moment kur kishte shënuar kohën e katërt më të mirë.

 

To Top