Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vetëm 3 gola në 13 ndeshje, Suarez nuk “kafshon” për Halloween

Për festën e Halloween-it, Luiz Suarez nuk trembi askënd. Sulmuesi urugujan i Barcelonës, ndoshta po kalon një periudhë aspak pozitive në aspektin personal, sepse, nëse Barcelona kryeson bindshëm La Ligan dhe është shumë pranë kalimit të fazës së grupeve të Championsit, kjo nuk ka ndodhur për ndonjë meritë të vecantë të 30-vjecarit. Gjatë këtij sezoni, ka mundur ta dërgojë vetëm 3 herë topin në rrjetë në 13 ndeshje në total. Shifra këto aspak të përshtatshme për një sulmues që e ka në ADN golin.

Pas u ble nga Liverpooli në verë të 2014-ës, Suarez mungoi për 2 muaj për shkak të kafshimit që i dha Giorgio Chiellinit, megjithatë e mbylli sezonin me 25 gola të shënuar në 43 ndeshje, dhe duke fituar “tripletën”.

Në sezonin pasardhës, statistikat e tij ishin të jashtëzakonshme, pasi shënoi 59 gola në 53 ndeshje gjithsej, ndërsa në sezonin e kaluar u ndal në 37 gola në 51 takime. Shifrat e këtij sezoni janë shumë larg pritshmërive, por, ku i dihet, ndoshta uruguajani ka menduar “të kafshojë” më vonë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...