Serie B

Veseli rikthehet nga dëmtimi, Empoli me një këmbë në Serie A

Rikthim i ëmbël në fushë nga dëmtimi për Frederik Veselin, me Empolin e tij që mori një tjetër fitore duke hedhur një tjetër hap të madh përpara drejt ngjitjes në Serinë A. Veseli u aktivizua titullar në qëndër të mbrojtjes në fitoren 3-2 të Empolit ndaj Pro Vercellit, sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Serie B, duke u ndëshkuar madje dhe me karton të verdhë. Empoli me këtë sukses e thelloi në 11 pikë avantazhin ndaj skuadrave ndjekësë, Palermos dhe Frosinones që në këtë javë ngecën në 2 barazime 1-1, respektivisht ndaj Cremoneses dhe Spezias. Luajti 81 minuta, Migjen Basha në barazimin 2-2 të Barit në transfertë ndaj Pescarës.

To Top