Kupa e Italise

Verona triumfon në derbi, Torino kalon Carpin

Kupa e Italisë ka vijuar sot me 3 takime të tjera, ndërsa me interes pritej derbi i Veronës.

Sergio Pellissier i dha avantazhin Chievos, por Verona barazoi me anë të Fares në minutën e 34-t, rezultat që mbeti i pandryshuar jo vetëm brenda 90-minutëshit, por edhe në përfundim të 30 minutave shtesë. Nga penalltitë, fati I buzëqeshi Veronës, që shënoi të 5 gjuajtjet e saj, ndërsa për Chievon gaboi pikërisht veterani Pellissier.

Në takimin mes Torinos dhe Caprit, skuadra e Mihajloviçit nuk e vuri në dyshim fitoren dhe kualifikimin, teksa shënoi 2 gola në pjesën e parë me anë të Iago Falque-së dhe Belottit.

Më herët, Sassuolo mposhti jo pa vështirësi Barin me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin për më tej.

To Top