Kupa e Gjermanise

Vendos Meyer, Schalke pret biletën e çerekfinaleve

Një gol i Max Meyer kualifikoi Schalke 04 në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Blutë Mbretërorë konfirmuan momentin pozitiv që po kalojnë në kampionat ku pozicionohen të dytët në renditje edhe në Kupë aty ku siguruan kalimin në ruandin e 8-të skuadrave më të mira. Përballë Kolnit që në Veltins Arena e kishte ndalur disa javë më parë në Bundesligë me një barazim 2-2 skuadrën e trajnerit Tedesco, Schalke këtë herë bëri detyrën për të marrë në fund një kualifikim të merituar. Pas një volume shumë të madh loje, Blutë Mbretërorë ja dolën të zhbllokonin shifrat në minutën e 63-të me një gol të bukur të realizuar me kokë nga mesfushori Max Meyer pas krosimit nga këndi të Oczipkas. Schalke kërkoi edhe golin e dytë por portieri i Kolnit, Horn dhe pasaktësia e Embolo me shokë përpara portës bëri që kjo sfidë të mbyllej me rezultatin 1-0, gjithsesi objektivi u arrit për Schalken që u kualifikua në çerekfinale për kënaqësinë edhe të trajnerit 31-vjeçar Tedesco i cili shpërtheu në festë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

To Top