Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vendos Cavani, Uruguai mposht Uellsin dhe fiton turneun China Cup

Një gol i Edinson Cavanit i mjaftoi Uruguait për të fituar turneun China Cup. Pas atij supergoli në gjysmëfinalen ndaj Republikës Çeke me roveshatë, El Matador rezultoi përcaktues edhe në finalen ndaj Uellsit teksa në minutën e 49-të i shërbyer në mënyrë perfekte nga Cristian Rodriguez nuk e pati të vështirë të realizonte golin e fitores dhe njëkohësisht t’i shkaktonte Ryan Giggs-it, humbjen e parë nën drejtimin e përfaqësueses uellsiane. Në ndeshjen e zhvilluar në Nanjing të Kinës, Bale nuk mundi të bënte asgjë përballë Suarez e Cavanit me shokë me Uruguain që në fund bëri të vetin trofeun China Cup. Në ndeshjen për vendin e 3-të Republika Çeke mposhti 4-1 me përmbysje vendasit e Kinës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...