Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Vendimi i PSG, GPS lojtarëve që të mos shtojnë peshë

Periudha e festave të fundivitit duket sikur ka vendosur një rregull të pashkruar, ku shumë futbollistë rrezikojnë të humbasin formën e tyre fizike duke shtuar në peshë, e të kthehen në klubet respektive me disa kilogramë më shumë. Por ky nuk duket se do të jetë rasti i lojtarëve të PSG, pasi klubi i sheikut Al khelaifi ka marrë masat që të mos ketë surpiza të tilla të pakëndshme. Klubi  i Parisit ka vendosur të monitorojë lojtarët në mënyrë konstante dhe, ashtu siç raporton e përditshmja franceze “Le Parisien”, i ka pajisur të gjithë ata me disa jelekë që kanë të inkorporuar një GPS që regjistron gjithë aktivitetin e kryer në mënyrë që të kontrollojnë nëse ata kanë respektuar regjimin e stërvitor që i është shpërndarë secilit. Të gjithë lojtarët e Parisit parashikohet të marrin disa ditë pushime, tre ose katër të tilla e pak më shumë për ata që do të udhëtojnë drejt destinacioneve më të largëta, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithmonë duke përmbushur planin e përsonalizuar stërvitor. Kujdes të veçantë duhet të kenë me ushqimin, pasi PSG ka vendosur se lojtarëve u lejohet që të peshojnë vetëm një kilogam më shumë kur ata t’i rikthehen rutinës në datën 2 janar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...