Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendimi i FIFA-s, 400 milionë dollarë premio për Kupën e Botës “Rusi 2018”

Premio rekord nga FIFA për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, i mbledhur në Kalkuta të Indisë, i ka hapur rrugë rritjes më 12% të shumës që do t’u shpërndahen skuadrave pjesëmarrëse në botëror krahasuar me “Brazil 2014”, duke kaluar nga 358 milionë në 400 milionë dollarë, që konvertohen afërsisht në 340 milionë euro. Ndër vendimet e tjera ishte krijimi i “Fondacionit FIFA”, ku do të angazhohen drejtpërdrejt legjendat e FIFA-s. Ky fondacion do të jetë operativ që në katërmujorin e parë të 2018-ës. Kanë nisur gjithashtu konsultimet për të riparë formatin e turneve femërorë dhe të të rinjve. U aprovuan datat për disa turne të rëndësishëm të vitit të ardhshëm, si Botërori i Femrave U-20, që do të zhvillohet nga data 5 deri më 24 gusht. Nga 13 nëntori deri më 1 dhjetor do të luhen ndeshjet e Botërorit U-17 dhe nga 12 deri më 22 dhjetor, në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të zhvillohet Botërori i Klubeve. Botërori i Femrave në vitin 2019 do të nisë më 7 qershor dhe do të përfundojë më 7 korrik. Gjithashtu, në këtë mbledhje u vendos që të gjitha klubeve që kanë fituar Kupën Interkontinentale nga 1960 deri në vitin 2004, ky trofe t’u njihet si Kampion i Botës për Klube.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...