Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vëllaznimi e Prishtina të favorizuar, por Drenica e Vushtria nuk dorëzohen, ëndërrojnë finalen

Skena e futbollit kosovar rikthehet të mërkurën me ndeshjet gjysmëfinale të kthimit të Digitalb Kupës së Kosovës. Vëllaznimi dhe Drenica do të jenë edhe një herë përballë njëra – tjetrës në derbin e madh të skuadrave kuqezi. Prilli ka qenë muaji kur këto dy skuadra janë takuar dy herë dhe ndeshja e së mërkurës do të jetë përballja e tretë mes këtyre dy skuadrave të njohura të futbollit kosovar.

Vëllaznimi e ka përparësinë e terrenit vendës dhe pritet që stadium i qytetit në Gjakovë të jetë plot e përplot me tifozë.

Arsim Gojani i ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe të mërkurën do të tentojë që Vëllaznimit t’ia sigurojë finalen e madhe. Gjakovarët hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1 nga ndeshja e parë dhe në njëfarë mënyrë kanë një lloj përparësie ndaj Drenicës, edhe pse në ndeshjet për Kupë shpesh ndodhin befasi të mëdha.

E gatshme është edhe Drenica e cila të mërkurën në Gjakovë do të udhëtojë e kompletuar dhe në kampin kuqezi të Drenicës janë optimistë se do ta arrijnë finalen e madhe.

Vëllaznimi kërkon finale për herë të katërt në histori të klubit. Gjakovarët trofeun e dytë më të rëndësishëm në Kosovë e kanë fituar vetëm një herë kur në finalen e vitit 2008 mundi Trepçën ’89 2-0. Megjithatë ata kanë qenë në finale edhe dy herë të tjera. Në vitin 1994 Vëllaznimi kishte humbur në finale nga Prishtina 2-1, derisa në vitin 2010 humbi me të njëjtin rezultat nga Liria.

Në anën tjetër Drenica kurrë nuk e ka fituar Kupën e Kosovës, derisa në finale ka qenë vetëm një herë. Ishte viti 2006 kur kuqezinjtë nga Skënderaj kishin humbur 5-4 me penallti nga Prishtina.

Derbi i skuadrave kuqezi pritet të sjellë spektakël në stadiumin e qytetit në Gjakovë, që do të jetë i mbushur deri në vendin e fundit. Të dyja këto skuadra ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në Vala Superligën e Kosovës, por të mërkurën njëra nga to do ta prekë finalen e madhe të Digitalb Kupës së Kosovës për të kërkuar më pas edhe depërtimin në arenën ndërkombëtare.

Vëllaznimi – Drenica luhet të mërkurën me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova.

Ndërkohë pasdite e tërë Vushtrria do të mundohet të gjejë një vend në stadiumin “Fërki Aliu” për të përcjellë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Disfata nga skuadra më e madhe kosovare FC Prishtina prej 1-0, i jep një rast të mirë vushtrriasve që ta përmbysin epërsinë e kryeqytetasve dhe të kualifikohen për herë të parë në histori të klubit në finalen e madhe.

Optimizmi tek lojtarët dhe tifozët vushtrrias është i lartë dhe real, pasi të gjithë besojnë në përmbysje dhe fitore ndaj Prishtinës që udhëtim e favorizuar pavarësisht epërsisë minimale nga dueli i parë.

Derisa Prishtina do të jetë e kompletuar për këtë ndeshje, nga ana tjetër në dyshim mbetet inkuadrimi i sulmuesit kryesor të Vushtrrisë, Labinot Osmani, i cili pësoi lëndim në nyjën e këmbës në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Ramiz Sadikut, por krejt varet nga ai dhe trajneri Isa Sadriu nëse do të inkuadrohet në lojë, për faktin se në fundjavë Vushtrria e luan ndoshta ndeshjen vendimtare për rikthim në Vala Superligë, pasi udhëton te lideri i ligës së pare, Keku.

Prishtina ka qenë në tetë finale të Kupës nga edicioni 1991/92, prej të cilave i ka fituar pesë, kurse për Vushtrrinë do të ishte hera e parë që do të luante në një finale të madhe të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja nis të mërkurën nga ora 15.00 dhe transmetohet direkt në Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...