Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vëllazënimi mbetet në zonën Play Off, Shkëmbi e mbyll me barazim te Liria

Vëllazënimi i Gjakovës nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, në sfidën e javës së fundit të Vala Superligës, përballë Gjilanit. Skuadra gjakovare synonte fitoren, për të siguruar mbijetesën direkt, por gjilanasit rezistuan mirë dhe ia dolën të mbeten në Vala Superliga. Nga ana tjetër, Vëllazënimi do të duhet të luajë Play Off-in për të siguruar mbijetesën, ashtu si Flamurtari i Prishtinës.

Edhe Blendi Shkëmbi drejtoi Lirinë për herë të fundit këtë sezon, teksa në transfertën me Drenicën mori një barazim 1-1, duke bërë që ta mbyllë sezonin në vendin e 7, por me pikë të barabarta me vendin e 6 dhe të 5-të.

Nesër do të luhet edhe kryendeshja e sezonit, ajo mes Prishtinës dhe Dritës, sfidë që pritet të përcaktojë edhe skuadrën kampione të Vala Superligës.

Gjilanasit kanë 3 pikë më shumë se kryeqytetasit në renditje dhe futen në fushë për 3 rezultate, duke përfshirë fitoren, barazimin dhe humbjen me një gol diferencë, ndërsa skuadra e Josës duhet të fitojë me të paktën dy gola më shumë, për të rrëmbyer titullin.

Sfida ka zgjuar një interes të jashtëzakonshëm jo vetëm në Kosovë, teksa do të transmetohet live në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...