Skënderbeu është në rrugën të mbarë për të konkretizuar një tjetër sukses në kamiponatin shqiptar. Bardhekuqtë kryesojnë bindshëm renditjen dhe do të kërkojnë që ndaj Teutës distanca me ndjekësit të thellohet edhe më shumë. Një nga futbollistët kryesor tek skuadra korcare, Kristi Vangjeli megjithëse vlerëson ekipin durrsak deklaron se jug-lindorët kanë vetëm një objektiv në “Niko Dovana” që është marrja e pikëve të plota
“Teuta është në një gjëndje të vështire por unë mendoj që nuk e meriton të jetë në atë pozicion. Jemi të përgatitur mirë për të arritur objektivin tonë për ta mbyllur kampionatin sa më shpejt dhe të dalim nga ky takim me 3 pikë”.
Në lidhje me shkëputjen prej 14 pikësh që Skënderbeu ka ndaj ndjekësit më të afërt Kukësit, 32 vjecari beson se kjo diferencë ka ardur nga fakti që bardhekuqte kanë ditur të fitojnë si brënda ashtu edhe jashtë Korçës.
“Kemi një grup të jashtzakonshëm. Besoj se përballjet me ekipet e fundit dhe kreut kanë shfaqur diferencat e mëdha por mendoj se shkëputja ka ndodhur për shkak se kemi fituar si brënda dhe jashtë ndaj rivalëve direktë dhe kemi qënë më të mirë”
Skënderbeu është përballur 4 herë në këtë edicion me Teutën, 2 takime në Kupë dhe dy ndeshje në kampionat duke i fituar të 4-a sfidat me një golavarazh prej 12 golash të realizuar dhe vetem 2 të pësuar.