Kupa e Shqiperise

Vangjeli: Humbja në Shkodër, aksidentale. Duam edhe këtë trofe

Pas pezullimit nga UEFA dhe humbjes në Shkodër, Skënderbeu do të zbresë në fushë për t’u përballur me Flamurtarin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kristi Vangjeli mohon që pezullimi të ketë ndikuar në prishjen e qetësisë së grupit, ndërsa thotë se humbja në Shkodër ishte aksidentale.

Në Shkodër u patë të ngurtë dhe jo të qetë. A e keni kaluar ngërçin pas pezullimit të UEFA-s?
Vangjeli: Nuk është se luajtëm keq në Shkodër, por bëmë 2-3 gabime dhe u ndëshkuam nga Vllaznia. Më pas, ata menaxhuan lojën dhe ia dolën të mbrohen mjaft mirë, ndërsa ne nuk shfrytëzuam rastet tona. Problemi është se ne nuk jemi mësuar të humbim ndeshje, ndaj kishim pak tension. Gjithsesi, grupi te Skënderbeu di t’i kalojë këto situata dhe do t’ia dalim të rikthehemi aty ku duhet.

Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë Kupën. Pse duhet të besojë në këtë sezon me halle shumë?
Vangjeli: Duhet të besoje, pasi skuadra e ka treguar në fushë se është në një nivel shumë të lartë. Kemi treguar si në Kupë edhe në kampionat, se jemi nëj skuadër shumë e fortë dhe duam të marrim edhe këtë Kupë, që na mungon.

Në stadium janë hapur portat. Prisni mbështetje sot?
Vangjeli: Presim që tifozët të jenë të shumtë në numër, duke përfituar edhe nga heqja e biletave. Edhe ne lojtarët do të ndihemi më mirë dhe më të fortë, nëse kemi pranë edhe tifozë të shumtë në numër.

To Top