Gossip

Vanessa përgatitet për një tjetër kampionat botëror (Foto)

Vanessa Huppenkothen është një nga gazetaret sportive më të njohura në Meksikë. Fama e saj kaloi kufijtë, kur Vanessa përcolli takimet e kombëtares meksikane të futbollit, në botërorin e vitit 2014. Ajo ra në sy si një nga gazetaret më tërheqëse, ndërsa nuk mungoi as një foto me Cristiano Ronaldon.

Vanessa duket se tani po përgatitet për botërorin, pasi mediet meksikane raportojnë se do të jetë sërish ajo që do të shoqërojë kombëtaren në Rusi. Që nga 2014-a 33-vjeçarja është bërë e famshme edhe si modele, pasi ka pozuar për disa revista të njohura, ndërsa ka rreth 1.2 milionë ndjekës në Instagram.

To Top