Virgil van Dijk është zyrtarizuar si blerja e parë e madhe e Liverpoolit në merkaton e janarit. Southamptoni ka pranuar ofertën 75 milionë stërlina të “The Reds”, ndërsa lojtari do të ketë një pagë prej 180 mijë stërlinash në javë, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.
Jurgen Klopp arrin të mposhtë kështu konkurrencën e Pep Guardiolës, që gjithashtu këmbëngulte për transferimin e 26-vjeçarit holandez te Manchester City. Me Van Dijk pretendohet se Liverpooli do të hedhë pas krahëve problemet në prapavijë.