Merkato

Valverde s’e ka në plan, Barcelona nxjerr në shitje Deulofeun

Gerard Deulofeu nuk bënë pjesë në planet e Barcelonës. Lajmin e konfirmon drejtuesi Guillerme Amor, i cili la të hapur mundësinë e largimit të lojtarit që në merkaton e Janarit. 50-vjeçari deklaroi se do të shohë nëse në ditët në vijim do të ketë të reja rreth së ardhmes së 23-vjeçarit. Me blerjen e Philippe Coutinhos nga Liverpooli hapësirat për Deulofeun ngushtohen në maksimum, ndaj largimi i tij shihet si zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Lajm i mirë ky për Napolin dhe Interin që interesohen për shërbimet e spanjollit.

To Top