La Liga

Valverde: Kemi nevojë për një mbrojtës

Ernesto Valverde ka treguar se afrimi i parë te Barcelona do të jetë një qendërmbrojtës. Trajneri i katalanasve ka theksuar nevojën e një afrimi në këtë repart, duke parë dëmtimin e gjatë të Umtiti, por edhe problemet e Mascheranos.

“Kam dëgjuar të përmenden shumë emra si afrime të mundshme në merkaton e dimrit, por shumica e tyre janë thjesht thashetheme merkatoje. Nëse doni mendimin tim, ne duhet të afrojmë patjetër një qendërmbrojtës, pasi kemi nevoja në atë repart, tha Valverde.

Emri më i mundshëm që lidhet me një kalim te katalanasit në merkaton e janarit, është ai i mbrojtësit kolumbian të Palmeirasit, Jerry Mina, por trajneri Valverde nuk preferoi të komentojë.

“Jerry Mina është një mbrojtës shumë i mirë, por unë nuk kam ndërmend të flas për lojtarë që kanë detyrime kontratuale me klube të tjera. Nuk është aspak etike”, tha Valverde.

To Top