Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Valsi” i trajnerëve, Ilir Daja i fundit në “pistë”

Në fund, vetëm një do të mbijetojë. Historia e stolave të këtij sezoni në Superiore ngjason me motivin e filmit të famshëm Highlinder dhe në këtë rast i vetmi që ka mundur të mbijetojë nga trajnerët që nisën sezonin është Ilir Daja. Pikërisht pas një përballjeje me të është detyruar të dorëzohet edhe Shpëtim Duro.  Me eliminimin e Flamurtarit nga Kupa i ka dhënë fund aventurës të nisur në shkurtin e 2017-ës në stolin vlonjat.

Duro, që sezonin e kaluar siguroi një mbijetesë në kufijtë e së pamundurës, është trajneri më jetëgjatë i Flamurtarit në këto vitet e fundit, ndërkohë që statistikat konfirmojnë se në tërësi Kategoria Superiore është një tokë që lëkundet nën këmbët e trajnerëve. Duro është trajneri i 12-të i larguar për këtë edicion nga stolat e kampionatit, ku janë disa skuadrat që kanë ndryshuar edhe më shumë se një trajner. Partizani ka në stol trajnerin e tretë këtë sezon, Dalipin, pas largimeve të Julianos dhe Sulejman Starovës.

Teuta shpreson të sigurojë mbijetesën me Gentian Begejan, pasi përjeton një sezon të vështirë gjatë të cilit ka parë të largohen Gugash Magani dhe Stavri Nica, ndërsa Lushnja mendon për vitin e ardhshëm me Ilir Gjylën, pasi misioni mbijetesë rezultoi i pamundur dhe me Artan Banon, apo Hysen Dedjan. Nga një ndryshim në stol ndërkohë për klube si Kukësi që ndau rrugët me Milinkovicin, për t’i bërë vend Peter Pacultit, Laçi  që shijon suksesin me Mezanin, pasi Nica u be trajneri i parë këtë sezon që linte stolin ne Kurbin, apo Luftëtari që tani synon Europën me Hasan Likën pas aventurës jetëshkurtër të uruguajanëve Curbello dhe Fernandez, ndërsa Vllaznia përjetoi largimin e Armando Cungut.

Para Duros u detyrua t’i thotë lamtumirë ekipit që kishte ndërtuar edhe Ramadan Ndreu te Kamza. Pothuaj një muaj para fundit, të gjitha skuadrat e Superiores kanë ndryshuar trajnerin me të cilin nisën sezonin. Përjashtim bën vetëm Skënderbeu me Ilir Dajën, është trajneri i parë Shqiptar që kalon katër ture në Europa League, duke dhuruar paraqitje bindëse edhe në fazën e grupeve, ka siguruar praktikisht kampionatin me 12 pikë nga ndjekësit më të afërt dhe është në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nëse nuk do të kishte rezistuar edhe ky, një tekniku për të qëndruar në Superiore, do t’i duhej të ishte më shumë se një Highlinder me vetitë e jashtëzakonshme të imagjinatës, as motoja “vetëm një do të mbijetojë” nuk do të bënte punë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...