Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Valon Ahmedi: Jam krenar për grumbullimin

Valon Ahmedi në konferencen për shtyp deklaroi se ai ndihet kernar për grumbullimin dhe se do te japë maksimumin për Shqiperinë:

“Kam lindur në Oher, por jam rritur në Kërcove, jam i Kërcovës.  Kombëtarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e berë realitet dhe një nder për mua. Kam luajtur me Latifin dhe Grezdën. është një lojtarë i mirë dhe ndihem mirë që do të luaj më të te kombëatarja e madhe. Kam patur  miq edhe shokë që më thonin shko te Maqedonia. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje te Shqipëria të luaj do isha me i kënaqur sesa dy te Maqedonia.  Panucci në telefonatën e parë më përgozi për lojën që bëj. Shpresoj që me kualitet që kam ta ndihmoj kombëtaren. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time, pas kualifikimit në Champions, tashme edhe ftesa ne kombëtare. Mendoj se trajneri është një njeri që kërkon shumë disiplinë, kjo i bën mirë grupit. Disipilina është e domosdoshme. Për mua është krenari të jem këtu pavarësisht minutazhit që do të më jepet. Cdo ndeshje duhet të merret seriozisht. Luajmë në shtëpi para tifozerisë tonë, do të japim maksimumin. Jam shqiptarë ndihem shqiptarë, përballë Maqedonisë do te jetë një takim si gjithë të tjerat.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...