Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valverde: Reali është ende në garë, Zidane: Nuk do dorëzohemi

Me fitoren në El Clasico Barcelona e vendosi njërën dorën te titulli kampion pasi e çoi në +9 avantazhin ndaj Atelticos së Madridit dhe në +14 atë ndaj Realit të Madridit që ka zhvilluar një ndeshje më më pak por edhe pse jashtëzakonisht i kënaqur me suksesin 3-0 të tijëve përballë Los Blancos, trajneri Ernesto Valverde nuk mendon se Reali ka dalë përfundimisht nga gara për titull.

“ Nuk kam fituar një betejë taktike, futbolli është edhe çështje detajesh. Unë mendoj që Reali i Madridit ka ende shanse për të fituar kampionatin. Ter Stegen? Është shumë i rëndësishëm për ne me ndërhyrjet dhe qetësinë e tij është kthyer në një siguri më shumë për skuadrën”.

Në krahun tjetër trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane e pranoi se skuadra e tij mori një goditje të rëndë por ai nuk dorëzohet.

“ Humbja ndaj Barcelonës në këtë mënyrë është shumë e dhimbshme është një goditje e rëndë për ne. Por nuk mund të ngrejmë flamurin e bardhë, duhet të luftojmë dhe të shpresojmë deri në fund. Pas golit të dytë të Barcelonës sfida mori një rrugë pa kthim për ne. Megjithatë jemi ende në lojë në tre kompeticione dhe mund të themi fjalën tonë, nuk duhet të dorëzohemi për asnjë arsye”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...