Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vala Superliga, java e 10-t nën shenjën e Llapit dhe Prishtinës

Në javën e 10-t të Vala Superligës së Kosovës, spikati humbja në shtëpi e kampionëve në fuqi të Trepçës 89 të cilët u mposht brenda në Mitrovicë nga Prishtina e Mirel Josës me rezultatin 0-2. Pas ruandeve të para vazhdon të kryesojë Llapi. Skuadra e Tahir Batatinës kaloi me një gol të Mirlind Dakut 1-0 në shtëpi Flamurtarin duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve. Menjëherë pas Llapit pozicionohen Prishtina e Gjilani  me këta të fundit që regjistruan një fitore me shumë peshë me shifrat 2-1 ndaj Drenicës. Zhgënjeu Drita që është edhe një nga skuadrat pretendente për titull. Në Gjakovë përballë Vëllaznimit vendas, gjilanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. U rikthye te fitorja Besa që në Pejë dominoi me rezultatin 3-1 Vllazninë. Ndërsa më në fund arriti të merrte fitoren e parë në transfertë Liria e Bledi Shkëmbit me skuadrën nga Prizreni që bëri suprizën duke fituar brenda në Drenas ndaj Feronikelit falë një goli të ish lojtarit të Teutës, Artur Magani.

 

Java  10

Llapi-Flamurtari        1-0

Feronikeli-Liria          0-1

Besa-Vllaznia             3-1

Gjilani-Drencia          2-1

Trepça 89-Prishtina  0-2

Vëllaznimi-Drita       1-1

 

Klasifikimi

1.Llapi           20 pikë

2.Gjilani        18 pikë

3.Prishtina    18 pikë

4.Drita           16 pikë

5.Trepça 89   16 pikë

6.Liria             15 pikë

7.Vëllaznimi  13 pikë

8.Drenica        13 pikë

9.Feronikeli    12 pikë

10.Besa            12 pikë

11.Flamurtari    6 pikë

12.Vllaznia         4 pikë

 

Java  11

Prishtina-Besa

Drita-Trepça 89

Flamurtari-Vëllaznimi

Liria-Llapi

Drenica-Feronikeli

Vllaznia-Gjilani

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...