Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Vajzat e Flamurtarit mposhtin Tiranën dhe ngrenë titullin

Flamurtari i Vlorës është shpallur kampion në basketbollin për femra, teksa ka mposhtur Tiranën bindshëm 3-0, në të 3 takimet e zhvilluara. Në sfidën e pasdites së sotme, vajzat vlonjate fituan me rezultatin 76-65 dhe arritën të ngrenë titullin e merituar plotësisht këtë sezon.

Ky është trofeu i 22-të për Flamurtarin, që në takimin e sotëm dominoi totalisht përballë tifozërisë së tij, duke mposhtur bindshëm Tiranën. Flamurtari arriti ta dominojë kampionatin në fazën e dytë, kur mori kreun e renditjes dhe e mbrojti atë deri në fund, ndërkohë që lojërat e mira i tregoi edhe në play off.

Fitorja 3 ditë më parë në finalen e dytë në Tiranë ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt titullit, pasi suksesi arritur në fushën e bardhebluve praktikisht vulosi fitoren. Mikeshat nga kryeqyteti tentuan të bëjnë mrekullinë në Vlorë, por pa sukses, duke u dorëzuar në pjesën e dytë, ndërsa Flamurtari ishte më racional dhe i saktë, duke festuar me meritë titullin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...