Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

United shkatërron Stoken dhe ngushton diferencën me Cityn

Manchester United-Stoke City ka qenë sfida që ka mbyllur javën e 23-të të Premier Leagues, me ‘Djajtë e kuq’ që kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0.

Paul Pogba ishte një nga futbollistët më në formë te skuadra e Mourinhos dhe frymëzoi të tijtë me 2 asiste që prodhuan golat e Valencias dhe Anthony Martial, në 45-minutëshin e parë.

Në minutën e 72-të ishte pikërisht sulmuesi anësor francez që zbriti bukur dhe i dha mundësinë Lukakut të shënojë golin e 3-të për Manchesterin.

Java e 23-të do të mbahet mend për faktin se City kryesues pësoi humbjen e parë sezonale, pas 20 fitoresh dhe 2 barazimesh. Gjithsesi skuadra e Guardiolës vijon të jetë e shkëputur nga United ndjekës, ndonëse tani distance është vetëm 12 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...