Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

United ‘përmbys’ Tottenhamin dhe shkon në finale

Manchester United siguroi kualifikimin për në Fa Cup, trofeun e vetëm në të cilin ka mbetur ende në garë për të shpëtuar sezonin. Në gjysmëfinalen e ‘Wembley-t’, ndaj Tottenhamit, skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultatin 2-1 dhe tani pret të mësojë skuadrën tjetër finaliste, që do të përcaktohet nga çifti Chelsea-Southampton.

Në sfidën e sotme ishte Dele Alli që kaloi Tottenhamin në avantazh, që në minutën e 11’, por ‘djajtë e kuq’ u kundërpërgjigjën me anë të Sanchez, që shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt të Paul Pogbasë.

Më pas, në pjesën e dytë ishte Romelu Lukaku që zbriti bukur në zonën kundërshtare dhe shërbeu për Ander Herrerën, që shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e Manchester Unitedit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...