Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ulet sipari/ Hoffenhaimi shkon në Champions, Hamburgu bie në të dytën

Bundesliga gjermane uli siparin me ndeshjet e javës së 34-t, të cilat u zhvilluan të gjitha pasditen e sotme në orën 15:30. Me titullin kampion që Bayerni e kishte hipotekuar disa javë përpara, sot u dhanë verdiktet mbi skuadrat që do të luajnë në kompeticionet europiane dhe ato që do të zbresin në Bundesligën e dytë.

Kështu përveç Bayernit e Schalkes, në edicionin e ardhshëm të Champions League do të luajnë edhe Hoffenhaim e Borusia Dortmund, të cilat sot u përballën me njëra-tjetrën dhe të parët fituan me rezultatin 3-1.

Nuk ia doli të luajë në Champions Bayer Leverkusen, pavarësisht fitores 3-2 ndaj Hannoverit. Aspirinat grumbulluan po aq pikë sa Dortmundi, por verdhezinjtë siguruan vendin në Champions, falë golavarazhit më të mirë.

Nga ana tjetër, Leverkusen do të duhet të kënaqet me një vend në Europa League, së bashku me Leipzigun, që fitoi në sfidën e sotme me rezultatin 2-6 ndaj Herthës.

Sa i përket rënies në Bundesligën e dytë, Kolnit iu bashkua Hamburgu, që zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e më të mirave në futbollin gjerman. Në ‘Volksparkstadion’, tifozët e Hamburgut pushtuan fushën në shenjë proteste ndaj rënies së skuadrës në Bundesligën e dytë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej pak sekonda para se ta mbyllte gjyqtari Felix Brych. Në vendin e 3-të nga fundi u rendit Wolfsburgu, që do të duhet të luajë një ndeshje Play Out, për të vendosur fatin e tij, nëse do mbetet në Bundesligë, apo do shkojë një kategori më poshtë.

Në këtë javë të fundit tërhoqi vëmendjen humbja me rezultatin 1-4 e Bayern Munchen ndaj Stuttgartit, pavarësisht se Heynckes kishte hedhur në fushë 11-shen më të mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...