Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

UEFA inspekton stadiumin e Prishtinës, inaugurimi më afër

Dy zyrtarë të UEFA-s, Nicolas Marshall dhe Joschim Brachert inspektuan punimet që janë duke u bërë në stadiumin e qytetit të Prishtinës, të shoqëruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ministri i Sporteve, Kujtim Gashi.

Ky impiant pritet të pranohet si stadium i kategorisë së katërt, ndërsa shumë shpejt do të bëhet testimi i tapetit të barit, i cili duhet të bëhet në një ndeshje jozyrtare.

“Sipas informatave që i kemi nga Ministria dhe Departamenti i Sportit, duhet të testohet bari në ndeshje jo zyrtare, pastaj në funksion të përfundimit të punimeve ne do të organizojmë një ndeshje inauguruese, mirëpo ajo mbetet pas testimit të barit, i cili do të bëhet me ndeshje jo zyrtare dhe pa publik.

Pastaj do të bisedojmë për detajet dhe datën ekzakte nëse mund të organizohet një ndeshje miqësore, nëse punimet kryhen me dinamikën e paraparë dhe nëse kryhet me kohë siç thamë në fillim të qershorit”, deklaroi Vokrri.

Në praninë e drejtuesve të UEFA-s, kreu i FFK-së shtoi gjithashtu se stadiumi i qytetit e ka një pronar dhe ai është Kuvendi Komunal i Prishtinës. Punimet për rinovimin e stadiumit të Prishtinës filluan në vitin 2016 dhe afati për përfundimin e punimeve ka qenë gushti i vitit 2017, por tani thuhet se punimet do të mbyllen në qershor të këtij viti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...