Kupa e Italise

Udinese ‘dërrmon’ Perugian dhe gjen Napolin në turin tjetër

Massimo Oddo ka arritur fitoren e tij të parë në krye të pankinës së Udineses. Skuadra friuliane ka mposhtur me rezultatin e thellë 8-3 Perugian, ekip që militon në Serinë B.

Maxi Lopez ka qenë heroi i Udineses, teksa ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar për Danilon te goli i parë. 3 golat e tjerë u shënuan Lasagna, Ingelsson dhe Jankto.

Pas kësaj fitoreje, Udinese ka siguruar vijimin e aventurën në Kupë, nbërsa në turin tjetër do të përballet me Napolin e Sarrit, kundërshtari me të cilin bëri debutimin me humbje trajneri Oddo.

To Top