Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

U përplas me Conten, dorëhiqet drejtori teknik i Chelsea-t, Emenalo

Michael Emenalo jep dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Chelsea-t, pasi e mbajti për plot 10 vitë këtë detyrë. Edhe pse klubi londinez ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrare, mediat angeleze janë të sigurta për vendimin e marrë nga 52-vjecari, i cili pritet t’i bashkohet Monacos për të njëjtën detyrë. Presidenti Roman Abramovich e vlerësonte shumë Emenalon, pasi gjatë 10 viteve të fundit falë edhe intuitës së drejtorit teknik, Chelsea kishte fituar tre tituj të Premier League-s, një FA Cup dhe një Kupë të Ligës. Dorëheqja e tij duket se ka ardhur nga përplasja me Antonio Conten për cështjen e David Luiz, i cili u dërgua në tribunë në sfidën e fituar me Manchester United në “Stemford Bridge”, duke hedhur dyshime për të ardhmen e brazilianit te “blutë” e Londrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...