Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U fut në fushë me pistoletë në brez, mandat arresti për Presidentin e PAOK-ut

Policia greke ka lëshuar këtë të hënë një mandat arresti për presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis, pas incidenteve që shkaktoi gjatë ndeshjes me AEK-un e Athinës, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar.

Gjithashti madatet e arrestit janë lëshuar edhe për katër përsona të tjerë, me shumë mundësi truprojat e tij, që e shoqëronin kur pushtoi fushën.

Zëvendësministri grek i Kulturës dhe Sportit, Yorgos Vassiliadis, ka dalë në një konferencë për shtyp shumë i alarmuar dhe ka thënë se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n për të marrë një vendim shumë të vështirë, që mund të jetë për ndërprerjen e kampionatin.

“Ajo që pamë është një sulm ndaj futbollit grek. Dëmton klubin dhe tifozët e kësaj skuadre. Kur dikush zbret në fushë me pistoletë në brez bën një provokim të papranueshëm,” – deklaroi Ministri i Brendshëm i Greqisë, Panos Skurletis.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...