Bundesliga

U dëmtua në derbin e Ruhrit, Batshuayi mbyll sezonin

Michy Batshuayi rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në “Rusi 2018” me Belgjikën. Sulmuesi i Borussias së Dortmundin, i huazuar në janar nga Chelsea, u dëmtua gjatë përballjes me Schalken në derbin e Ruhrit dhe informacionet që vijnë pas vizitave mjekësore nuk janë aspak pozitive.

“Sezoni im është mbyllur këtu,” – shkruante në Twitter sulmuesi belg, – “do të shihemi së shpejti.”

Në Gjermani nuk e përjashtojnë mundësinë se një pauze të gjatë, pasi dyshohet se ka thyerje të kaviljes pas përplasjes me Stambouli.

Batshuayi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara, por fjalët e tij të para në rrjetet sociale nuk lënë vend për optimizëm. Btashuayi ka mundur të shënojë 7 gola me fanellën verdhezi në 10 ndeshje të Bundesligës, ndërsa 2 gola të tjerë i ka realizuar në Europa League.

To Top