Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U-21, miqësore me Bosnjë Hercegovinën më 28 maj, në “Elbasan Arena”

Skuadra përfaqësuese U-21 e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-21 të Bosnjë Hercegovinës, në datën 28 maj, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19.00. Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka zyrtarizuar sot një sfidë të tillë në rakordim edhe me federatën e Bosnjës.

Po kështu, ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë nën drejtimin e Alban Bushit, në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor ka planifikuar më parë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, respektivisht me datë 5 dhe 8 qershor, në orën 19.00, po në “Elbasan Arena”, me përfaqësuesen e Bjellorusisë.

Kështu, skuadra e Alban Bushit në harkun e rreth dy javëve do të ketë mundësinë e tre testeve miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës, si dhe për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të lojtarëve potencialë për ekipit kombëtar U-21.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...