Kombetare

U-19, Bogdani shpall listën për “Roma Caput Mundi”

Përfaqësuesja Shqiptare U-19 nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdanit do të marrë pjesë sërish nga data 18-23 shkurt në turneun “Roma Caput Mundi”, turne të cilin e fitoi edicionin e kaluar. Takimet do të luhen në Fiuggi të Italisë, ku do të marrin pjesë përveç Shqipërisë skuadrat e Greqisë, Maltës dhe rajonit të Lacios.

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 23 shkurt, në orën 10.30. Në lidhje me këtë turne, trajneri Erion Bogdani për faqen zyrtare të FSHF-së deklaroi:

“Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë, që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë. Së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe.”

Kjo është lista e lojtarëve që trajneri Bogdani ka planifikuar të grumbullojë për këtë turne:

 

Kalendari i ndeshjeve

Shqipëri – Maltë (19 shkurt, ora 15.00)

Shqipëri – Greqi (20 shkurt, ora 15.00)

C.R. Lazio – Shqipëri (22 shkurt, ora 15:00)

To Top