Eredivisie

Twente, largohet trajner Pusic, vjen Verbeek

Twente gjen trajnerin e ri për të kaluar krizën që po kalon në Eredivisie. Me vetëm 3 fitore dhe 7 humbje në 10 javë, drejtuesit i dhanë fund bashkëpunimit me Marino Pusic, teksa skuadrën ia besuan një trajneri me shumë eksperiencë në Holandë si Gertjan Verbeeek. 55-vjeçari ka drejtuar më parë Feyenoordin, Az Alkmaar e Heerenveen, ndërsa ka eksperiencë edhe në Gjermani në krye të Bochum dhe Nuremberg.

To Top