Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Turneu i Shangait, Nadal e Federer në cerekfinale

Rafael Nadal vazhdon të shkatërrojë cdo rival që i del përpara. Numri një në renditjen e përgjithshme në tenis regjistroi fitoren e 14-të radhazi, këtë radhë ndaj italianit Fabio Fognini, 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-1. Fituesi i US Open dhe i ATP 500 të Pekinit, u kualifikua në cerekfinale të Mastersit 1000 ATP të Shangait.

Edhe ndaj kundërshtarit Italian 31-vjecari u shfaq superior, duke mos humbur asnjë gejm me shërbimet e tij. Nga ana tjetër Fonigni u dorëzua në shërbim në gejmin e dytë të setit të parë dhe në të parin, të pestin dhe të shtatin në setin e dytë. Në cerekfinale Nadal do të përballet me bullgarin Grigor Dimitrov.

Nuk ndalet as Roger Federer, që kaloi pa shumë probleme 2-0 me sete, 6-4 dhe 6-2, ukrainasin Dolgopolov. Zvicërani, falë eksperiencës së tij, iu imponua kundërshtarit në vetëm 1 orë e një minutë lojë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...