Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trepça ’89, presidenti Zeka konfirmon Gugash Maganin

Gugash Magani do të mbetet edhe më tutje në krye të skuadrës mitrovicase, Trepça ‘89. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Abedin Zeka, i cili pavarësisht se skuadra e tij nuk i përmbsuhi synimet që kishte në fillim të edicionit, atij i ka lënë mbresa të mëdha trajneri Magani, me të cilin e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin tjetër.

Jo vetëm kaq, sepse edhe stafi i Maganit do të mbetet i njëjti, pa asnjë lëvizje.  Gjatë këtyre dy ditëve të fundit nga Trepça ’89 janë larguar portieri Bledar Hajdini dhe sulmuesi Fiton Hajdari, që zyrtarisht do të prezantohet te Llapi në fillim të javës së ardhshme, ndërsa janë larguar edhe mbrojtësit Lapidar Lladrovci dhe Përparim Osmani, të cilëve po ashtu u ka skaduar kontrata. Osmani edhe mund të mbetet te Trepça ’89, vetëm nëse ai vetë dëshiron, përndryshe klubi nuk do ta ndalë me çdo kusht.

Zeka ka paralajmëruar një verë të nxehtë sa i përket prurjeve të reja, sepse, përveç futbollistëve që mund të transferohen nga Vala Superliga, ai ka premtuar transferime edhe nga jashtë, dhe ata lojtarë shumë cilësorë.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...