Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trepça ’89 e nis mbrojtjen e titulllit kundër Flamurtarit

Vala Superliga e Kosovës starton këtë të premte për një edicion të ri që pritet të jetë më i forti në këto vitet e fundit. Si asnjëherë më parë skuadrat kosovare janë përforcuar në start të kampionatit të ri. Vlen të përmendet Drita e cila është përforcuar jashtëzakonisht shumë duke sjellë në Gjilan futbollistë të dëshmuar në futbollin kosovar dhe jo vetëm. Pas tre stinorëve radhazi në pllej aut duket se më në fund gjilanasit sivjet do të kenë objektiva tjerë dhe në bazë të emrave që kanë zbarkuar te Drita pritet që të synohet kreu i tabelës.
Pretendentët për titull sivjet janë të shumtë. Normalisht Trepça ’89 është ndër favoritët kryesorë për ta përsëritur suksesin historik që e bëri në edicionin e fundit duke fituar për herë të parë titullin në futbollin kosovar. Një pretendnte shumë serioze në luftë për titull do të jetë edhe FC Prishtina. Pas shumë përforcimeve bardhekaltërit sivjet kanë vetëm një objektiv, të ndjekin titullin e kampionit në mënyrë që të dalin në Evropë si kampionë dhe të luajnë në Champions League. Sidomos ardhjet e fundit, Mentor Mazrekajt dhe Anel  Rashkajt pritet të bëjnë dallimin te skuadra më e trofeshme kosovare. Kandidatë për titull do të jenë edhe Feronikeli dhe Llapi, derisa edhe Gjilani sivjet ka një skuadër shumë të fortë. Ambicie të larta ka edhe Liria e Bledi Shkëmbit skuadra e të cilit shkëlqeu në miqësoret parakampionale, por gjithsesi pritet që të paktën prizrenasit mos të kenë telashe ta sigurojnë mbijetesën.
Superliga do të jetë më e pasur me rikthimin e Vëllaznimit të Gjakovës dhe Flamurtarit të Prishtinës, dy emra të respektuar të futbollit kosovar të cilat sivjet objektiv primar do ta kenë mbetjen në elitë. Për herë të parë në elitë edhe Vllaznia e Pozharanit e cila me trajnerin e ri Bekim Isufi e kanë vetëm një objektiv, ta sigurojnë mbijetesën në një konkurrencë shumë të fortë në Vala Superligën e Kosovës.
Fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës, Besa pritet që çuditërisht të luftojë për ekzistencë pasi që ka liruar shumicën e titullarëve për shkak të kushteve të vështira finaciare, derisa sivjet pretendon që të luajë me futbollistë të rinjë, të dalë nga shkolla e tyre.
Superliga starton të premten dhe normalisht atë e hap kampioni Trepça ’89 që i bën konak rivalit të vjetër, Flamurtarit nga Prishtina të cilët i pret një udhëtim i vështirë në “Riza Lushta”. Kjo ndeshje transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova me fillim nga ora 17:00.
Të shtunën transmetohet ndeshja Llapi – Drenica, derisa të dielën transmetohen dy ndeshje me fillim nga ora 17:00. Në Gjakovë luhet derbi i Dugagjinit mes rivalëve të vjetër Vëllaznimit dhe Lirisë, derisa në Drenas që sivjet do të jetë shtëpia e Prishtinës përballen dy pretendentët për titull Prishtina – Drita.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...