Drita e Gjilanit iu afrua shumë fitores me Trepçen ’89 në transfertë, por rezultati përfundimtar nuk nxori fitues, pasi gjithçka u mbyll 1-1. Një rezultat që i shkon më shumë përshtat Prishtinës, që sheh dy rivalë të mbeten pas me pikë. Krasniqi kaloi në epërsi Dritën në minutën e 83-të, por pak para se të mbyllej koha e rregullt barazoi Manaj, duke shmangur humbjen për skuadrën e Maganit.
Vazhdon ecurinë pozitive Liria e Prizrenit, që fitoi 0-2 në fushën e Llapit, që tashmë është përfshirë në një krizë të thellë rezultatesh, pasi koleksionoi disfatën e katërt radhazi. Autorë të golave për ekipin e Bledi Shkëmbit ishin Domgjoni dhe Magani.
Fitore minimale e Gjilanit në përballjen me Vllazninë e Pozheranit. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Thaçi në minutën e 78-të. Dushi dhe Krasniqi me golat e tyre i siguruan një fitore shumë të rëndësishme Vëllaznimit ndaj Flamurtarit, duke parakaluar pikërisht këtë kundërshtar në renditje.
Java e 22-të
Besa – Prishtina 1-3
Gjilani – Vllaznia Pozheran 1-0
Llapi – Liria 0-2
Trepca ‘89 – Drita 1-1
Vëllaznimi –Flamurtari 2-0