Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Treimanis gjykon Dinamo Zagreb-Skënderbeu

Gjyqtarë nga Letonia për Skënderbeun. Uefa ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidat e para të play-offit të Europa League dhe për takimin Dinamo Zagreb-Skënderbeu janë përzgjedhur një 4-she arbitrash nga Letonia. Kryesor do të jetë 32-vjecari Andris Treimanis,  asistentë të tij Haralds Gudermanis e Aleksejs Spasjonnikovs, ndërsa arbitërt i 4-t, Aleksandër Golubevs. Treimanis është një gjyqtar i ri në moshë i cili është në aktivitet që prej vitit 2006-të. Në 2011-tën letonezi mori stemën e Fifas.

Ai nuk ka gjykuar asnjëherë më parë një sfidë të një skuadre të kampionatit shqiptar në kompeticionet europiane, megjithatë interesant është fakti që 32-vjecari ka qenë gjyqtar i 4-t në takimin e parë të turit të parë të Europa Leagues mes Norrkoping dhe Prishtinës që përfundoi me fitoren 5-0 të skuadrës suedeze. Treimanis sezonin e kaluar ka vendosur drejtësi në disa ndeshje të fazës së grupeve të Europa League ku spikasin, ndeshjet Feynoord-Zorya dhe Panathinaikos-Celta Vigo. 32-vjecari konsiderohet si një gjyqtar që e nxjerr shpesh kartonin nga xhepi, ndërkohë që rang kombëtaresh sfida e fundit e gjykuar nga letonezi ka qenë ajo mes Luksemburgut dhe Francës.

Ndërkohë Uefa ka vendosur një 4-she gjyqtarësh nga Austria dhe me më shumë eksperiencë për sfidën historike të Shkëndijës së Tetovës ndaj Milanit në San Siro. Do të jetë 35-vjecari austriak Harald Lechner ai që do të vendosi drejtësi në duelin mes gjigandëve italiane dhe skuadrës shqiptare që luan në kampioantin maqedonas, takim që do të zhvillohet këtë të Enjte në orën 20.45 dhe ashtu si sfida e orës 19 mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut do të transmetohet live në Supersport. Asistentë të Lechner do të jenë Andreas Heidenreich e Maximilian Kolibitsch, ndërsa gjyqtar i 4-t, Julian Weinberger. Lechner është një arbitër që mban stemën e Fifas që prej vitit 2010. Në sezonin e kaluar ai ka vendosur drejtësi në 3 sfida të fazës së grupeve të Europa League ku spikat takimi mes Villarealit dhe turqëve të Osmanlispor por edhe dueli Fenerbahce-Zorya. 35-vjecari ishte dhe një nga gjyqtarët e përzgjedhur nga Uefa për kampionatin europian të 21-vjecarëve, ku gjykoi takimet Spanjë-Maqedoni 5-0 dhe Angli-Poloni 3-0.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...