Lorenc Trashi, bashkë me Sukajn janë protagonistët e rikthimit te fitoret, të Partizanit, sepse në të dy ndeshjet e fundit kanë vendosur golat e tyre. Mesfushori pranon se është i kënaqurme rolin e ri, sepse ka më shumë mundësi të hyjë në zonë dhe të shënojë gola.
“Në dy takimet e fundit trajnerimë ka ndryshuar rol, duke më aktivizuar në krah dhe kjo më jep mundësi të hyj më shpesh në zonë, ndaj edhe kam gjetur golat. Mund të them se ndihem mirë në këtë pozicion të ri, qoftë edhe për faktin se kam më shumë mundësi shënimi”, tha mesfushori i të kuqve.
Trashi hodhi poshtë edhe fjalët për ekzistëncën e klaneve brenda klubit të kuq, ndërsa theksoi se ekipi ka qenë dhe është gjithmonë i bashkuar.
“NUk është e vërtetë që ka klane në ekip. Ne jemi të gjithë bashkë, në shërbim të ekipit. Këtë verë erdhën shumë lojtarë të rinj dhe normalisht që ata duan kohën e tyre për t’u ambientuar, ndaj edhe patëm probleme në takimet e para. Me përshtatjen e tyre do të përmirësohet edhe performanca jonë në fushë”, deklaroi Trashi.