Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Transfertë e vështirë për Dritën, Prishtina përballë vendit të fundit

Java e 28 e Kosovës do të vijojë sot me 4 takimet e mbetura, ku vëmendja do të jetë e përqendruar në Podujevë, pasi vendasit e Llapit do të presion kryesuesit e Vala Superligës, Dritën.

Një sfidë mjaft interesante kjo për gjilanasit, që përveçse duan të fitojnë për të avancuar drejt titullit kampion, kanë si synim të ruajnë dhe thellojnë rekordin me 23 ndeshje pa humbje në kampionat, të vendosur javën e kaluar.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina renditet në vendin e 3-të dhe një fitore sot do ta konsolidonte në ato pozita, ndaj sfida pritet të jetë vërtetë e luftuar dhe e bukur.

Mjaft më e lehtë parashikohet sfida për pretendenten tjetër për titull, Prishtinën. Skuadra e Mirel Josës do të luajë në transfertë ndaj skuadrës së vendit të fundit, Vllaznisë së Pozheratin, takim në të cilin fitorja është detyrim, për të shpresuar në ndonjë hap fals të Dritës.

Një tjetër sfidë interesante do të luhet edhe në kryeqytet, ku Flamurtari do të presë Vëllazënimin e Gjakovës. Vendasit luftojnë për të siguruar një vend në Play Off dhe për të diskutuar në këtë fazë rënien nga Kategoria, ndërsa gjakovarët e kanë siguruar tashmë Play Offin, por luftojnë për të shpëtuar direkt, pa pasur nevojë për ndeshje shtesë.

Edhe në Pejë pritet një ndeshje mbijetese mjaft e luftuar, ku Besa do të presë Drenicën, në një sfidë ku humbja është e ndaluar për të dyja skuadrat. Të 4 takimet e Vala Superligës do të startojnë në orën 15:00.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...