Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham “largon” Realin nga Harry Kane, gati t’i dyfishojë pagën sulmuesit

Tottenham Hotspur planifikon rinovimin me “bomberin” Harry Kane, pasi sirenat që vijnë nga Madridi kanë nisur të shqetësojnë drejtuesit e klubit londinez. Pasi i ka rrëmbyer Bale dhe Modric, Reali shënjestron një tjetër lojtar të Tottenham dhe largimi i mundshëm i sulmuesit do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Maurizio Pocchetinos.

Sipas mediave britanike, Tottenham synon t’ia dyfishojë pagën lojtarit të Anglisë. Aktualisht ai përfiton 6 milionë euro në sezon, por duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, klubi do t’i ofrojë 12 milionë. I pari në radhë që mbështet këtë inisiativë është trajneri argjentinas që e konsideron Kane një pikë kyçe të skuadrës së tij. “Shpresoj që Kane të qëndrojë sa më gjatë në klubin tone, sepse ai është një lojtar që ka vazhdimësi dhe është i aftë të na ndihmojë me golat e tij. Një gjë të tillë do t’ia kërkojmë”.

Në këtë mënyrë, Reali i Madridit mund ta ketë shumë më të vështirë për ta blerë sulmuesin e “Tre Luanëve”, që e mbylli vitin si golashënuesi më i mirë në Europë për 2017-ën. Aktualisht, Tottenhami renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 4 pikë më pak se Liverpooli dhe dështimi i misionit për të arritur zonën Champions mund ta komplikojë situatën, edhe pse në Londër duken të bindur për ta blinduar “xhevahirin” e tyre me një kontratë faraonike.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...