Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tottenham “dërrmon” Liverpool-in, në sytë e Maradonës

Makthi “Wembley” nuk ekziston më për Tottenham Hotspur pasi në stadiumin mitik të kryeqytetit anglez, Spurs-at e Mauricio Pochettinos dërrmuan Liverpool-in e Jurgen Klopp. Në një ndeshje ku i ftuar special i Tottenham-it ishte legjenda e futbollit, argjentinasi Diego Armando Maradona, vendasit arritën të mposhtnin The Reds me rezultatin e thellë 4-1. Protagonisti kryesor i sfidës ishte sulmuesi i kombëtares angleze Harry Kane autori i një 2-golëshi.  Rrugën e rrejtës për Spurs e gjetën edhe koreano-jugori Son dhe Dele Alli, ndërsa goli i vetëm i miqëve mban firmën e Salah.

Liverpooli pësoi një tjetër humbje të rëndë nga një skuadër e madhe në këtë sezon pas asaj disfate ndaj Manchester City-it. Thellohet kështu kriza e skuadrës së Klopp në Premier League me The Reds që nuk fitojnë prej 3 javësh ndërsa kanë arritur vetëm një sukses në 6-t ndeshjet e fundit. Në krahun tjetër Tottenham po kalon një moment të shkëlqyer pasi kjo ishte fitorja e 4-t rradhazi për londinezët në kampionat të cilët barazuan Manchester United në kuotën e 20 pikëve dhe numërojnë vetëm 5 pikë më pak se kryesuesit e Manchester City-it.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...