Formula 1

Toto Wolff: Rinovimi i kontratës së Hamilton, lojë fëmijësh

Toto Wolff paralajmëron rinovimin e kontratës me Lewis Hamilton. Menaxheri i austriak i Mercedesit, duke folur për sezonin e ri në Formlua 1 që po troket, shpjegoi se çështja kryesore që po shkon drejt zgjidhjes në shtëpinë e skuadrës gjermane është zgjatja e bashkëpunimit me pilotin britanik.

“Lewis është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Për ne është si lojë fëmijësh të ulemi në tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Po analizojmë situatën, por mund t’iu them se pritshmëritë janë shumë pozitive. Është vetëm çështje kojë që marrëveshja të bëhet zyrtare.”

Kjo deklaratë e Toto Wolff hedh poshtë çdo hipotezë për largimin e mundshëm të Hamilton nga Mercedesi pas përfundimit të Botërorit të 2018-ës.

To Top