Futboll

Topi i Artë “live” në Digitalb, Ronaldo drejt triumfit të 5-të, barazon Messin

Do të jetë Cristiano Ronaldo, sipas të gjitha gjasave, fituesi i Topit të Artë për vitin 2017, çmim që jepet nga “France Football”. Të gjitha mediat prestigjioze ndërkombëtare parashikojnë triumfin e portugezit, që do të barazonte me 5 trofe të tillë individualë rivalin e tij të madh të Barcelonës, Lionel Messin. Dy “yjet” që kanë dominuar skenën e futbollit botëror në dekadën e fundit, janë dy konkurrentët e mëdhenj për këtë çmim, me CR7 që mbetet ndjeshëm më i favorizuar për shkak të trofeve të fituar me Realin e Madridit. Futbollisti më i mirë i 2017-ës zgjidhet nga votat e 190 gazetarëve sportivë në të gjithë botën.

Ceremonia madhështorë e Topit të Artë do të organizohet nën këmbët e kullës Eiffel dhe do të transmetohet “live” në kalalin Supersport1 të platformës Digitalb nga ora 20:00.

 

30 të nominuarit

  1. Neymar (PSG/Brasil)
  2. Luka Modric (Real Madrid/Croacia)
  3. Paulo Dybala (Juventus Turin/Argentina)
  4. Marcelo (Real Madrid/Brasil)
  5. N’Golo Kanté (Chelsea/Francia)
  6. Luis Suarez (FC Barcelona/Uruguay)
  7. Sergio Ramos (Real Madrid/España)
  8. Jan Oblak (Atlético Madrid/Eslovenia)
  9. Philippe Coutinho (Liverpool/Brasil)
  10. Dries Mertens (Nápoles/Bélgica)
  11. Kevin De Bruyne (Manchester City/Bélgica)
  12. Robert Leëandoëski (Bayern Munich/Polonia)
  13. David De Gea (Manchester United/España)
  14. Harry Kane (Tottenham/Inglaterra)
  15. Edin Dzeko (AS Roma/Bosnia)
  16. Antoine Griezmann (Atlético Madrid/Francia)
  17. Toni Kroos (Real Madrid/Alemania)
  18. Gianluigi Buffon (Juventus Turin/Italia)
  19. Sadio Mané (Liverpool/Senegal)
  20. Radamel Falcao (AS Monaco/Colombia)
  21. Lionel Messi (FC Barcelona/Argentina)
  22. Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund/Gabón)
  23. Edinson Cavani (PSG/Uruguay)
  24. Mats Hummels (Bayern Munich/Alemania)
  25. Karim Benzema (Real Madrid/France)
  26. Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugal)
  27. Eden Hazard (Chelsea/Bélgica)
  28. Leonardo Bonucci (Milan AC/Italia)
  29. Isco (Real Madrid/España)
  30. Kylian Mbappé (PSG/Francia)

 

To Top