Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Topi i Artë, France Football i kërkon ndjesë Iniestës

Andres Iniesta është duke luajtur ndeshjet e fundit si lojtar i Barcelonës, por edhe në futbollin ‘e rëndë’, atë Europian. Mesfushori spanjoll duket se do të vijojë karrierën e tij në Kinë, ndonëse vetë ai ende nuk e ka konfirmuar.

Në karrierën e tij, fantazisti ka bërë për vete miliona futbolldashës, me numrat prej kampioni, që te golat spektakolarë, por edhe asistet e panumërta dhe të pabesueshme, që ka dhuruar.

Gjithsesi, ajo që mund t’i mbetet pishman në një karrierë ku ka fituar thuajse gjithçka, është Topi i Artë, trofeu më i rëndësishëm në nivel personal për futbollistët.

Vetë France Football, në një editorial të shkruar nga Kryeredaktori i saj ,thekson keqardhjen, që ky trofe nuk ka shkuar asnjëherë për kampionin e madh spanjoll.

“Kur flasim për fituesit e Topit të Artë, mungesa e Iniestës është e dhimbshme edhe për ne. Shpresojmë në një paraqitje madhështore të Iniestës në Kupën e Botës, që të mund të synojë për herë të fundit këtë trofe. Në fund të fundit, mendojmë se Messi, pa Iniestën nuk do të kishte qenë Messi”, thuhet në editorialin e France Football, që jep trofeun më të rëndësishëm për futbollistët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...