Te Tjera

Topi i Artë, edhe Kroos, Griezmann, Buffon, Falcao e Mane

Të tjerë emra të rëndësishëm në listën e kandidatëve për fitimin e Topit të Artë. Pas 15 emrave të parë “France Futboll” zbuloi edhe 5 lojtarë të tjerë me shumë peshë në futbollin europian. Nga radhët e Realit të Madridit shtohet mesfushori gjerman Toni Kroos, ndërsa nga Atletico e Madridit nuk mund të mungonte Antoine Griezmann. Juventusi, si gjithmonë, ka disa përfaqësues kandidatë dhe njëri prej tyre është edhe portieri Gigi Buffon.

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, i cili luan me Monacon, është një tjetër emër i zbuluar në 5-shen e katërt, ku është përfshirë gjithashtu edhe senegalezi i Liverpulit Sadio Mané.

To Top