Futboll

Tomori: Cani drejt zyrtarizimit, Partizani per titull

Kristian Adorjan është përforcimi më i freskët i Partizanit por absolutisht jo i fundit, përkundrazi madje në klubin e kuq presin ende goditjen e madhe të merkatos. Nuk është më sekret mban emrin e Edgar Canit sulmuesit që numëron 16 prezenca me kombëtaren dhe që vjen nga eksperienca me Pisën në Serinë B. Menaxheri i futbollistit Mario Cenolli ka bërë të ditur se marrëveshja është në detajet e fundit dhe zyrtarizimi duket cështje orësh me lajmin që gjen konfirmim edhe në fjalët e drejtuesit të Partizanit Genci Tomori që vlerëson pozitivisht merkaton e kuqe.

I gjithë stafi po punon për Edgar Canin, janë detajet e fundit, por 100% të sigurtë mund të flasim vetëm nëse futbollistin do ta kemi në sallën e konferencave. Afrimi i Canit dhe i futbollistëve të tjerë tregon se sa shumë po e kërkojnë titullin. Milan Basrak nuk ka luajtur për arsye dokumentacioni, La Camara gjithashtu është një lojar shumë i mirë, gjithsesi do të presim deri më 31 gusht.

Afrime të mirëmenduara dhe me bekimin e një njeriu me eksperiencë si Luciano Moggi, është ai ideatori i Partizanit të ri dhe shpresa e madhe që këtë vit klubi legjendar të kthehet aty ku meriton, te titulli kampion që mungon tanimë prej 24 vitesh. Tomorri punon prej një jete te Partizani dhe kjo është një arsye më tepër që optimizmi i tij të konsiderohet i bazuar.

“Mendoj se ky do të jetë grupi më i fortë për të fituar titullin. Iuliano ka informacion të plotë për të gjithë lojtarët. Miqësoret do t’i shërbejnë trajnerit për të vendosur nëse do tëketë afrime të tjera apo ndonjë largim.”

To Top