Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Todt kujton Schumacherin: Është një njeri special

Në ceremoninë e inaugurimit të “Hall of Fame” të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit që u zhvillua në Paris, Presidenti Jean Todt u ndal në fjalimin e tij tek gjermani legjendar Michael Schumacker, me të cilin gjatë kohës që mbante postin drejtues të skuadrës nga Maranello, fitoi gjithçhka në pistat e Formula 1.

Emotiv dhe nostalgjik, Jean Todt shprehu gjithë admirimin e tij për kampionin gjerman në aspektin njerëzor. Michael është një njeri special, i tillë është edhe për botën e garave të shpejtësisë. Mbetet një mik i shtrenjtë, që sot vijon të luftojë për të rifituar gjendjen shëndetësore. Na mungon Michael, deklaroi presidenti Todt, i cili kujtoi edhe një episod tjetër që shihte si protagonist legjendën e Formula 1.

“Ishte sezoni 2001 dhe ai ishte kampioni në fuqi i Botës, por me shumë modesti më kërkoi që të kryente disa prova në pistën e Fioranos për të parë nëse ishte ende në gjendje të garonte. I tillë ishte Michael, modest dhe i përulur dhe gjithmonë me dyshimin nëse ishte një pilot i mirë, pa u vetëkënaqur asnjëherë, pa qenë kurrë arrogant!”, rrëfeu Todt

Michel Schumacker pësoi një aksident të rëndë në vitin 2013 në Zvicër, teksa ishte duke bërë ski. Që atëherë ai vijon me procesin e gjatë e të ngadaltë të rehabilitimit për t’u riaftësuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...