Ligue 1

Tjetër zënkë te PSG, Cavani godet me kokë Neymarin dhe nuk ia lë penalltinë(Video)

Nuk ka paqe te PSG, pasi konflikti në distancë mes Cavanit dhe Neymar për goditësin e penalltive vazhdon. Edhe në një sezon kur gjërat në fushë po shkojnë për mrekulli për skuadrën e Unai Emery janë këto gjeste sidomos nga ana e uruguianit që po prishin bukurinë e një sezoni ëndrrash deri tani për parizienët. Edhe pse drejtuesit janë shprehur se gjithçka vazhdon normalisht në takimin e të mërkurës ndaj Troyes, ka pasur një tjetër zënkë në fushë.Cavani ka arritur të fitojë një penallti dhe Neymar është afruar për ta gjuajtur në bazë të urdhrit të ri të klubit, por sulmuesi uruguaian nuk e ka lejuar duke e gjuajtur vetë, madje në momentin që braziliani është afruar ai e ka goditur edhe me kokë.Pavarësisht se PSG-ja, ka  arritur të fitojë, Cavani e ka humbur penalltinë e cila është pritur nga portieri i Troyes.

To Top