Kategoria Superiore

Tjetër finale mbijetesë, Vllaznia për të thyer tabunë me Teutën

Këtë fundjavë Vllaznia do të luajë një finale mbijetese me Teutën në “Loro Boriçi”, por tabutë që duhet të thyhen në këtë përballje do të jenë të shumta për shkodranët. Në një duel direkt kuqeblutë duhet të tejkalojnë vetveten, pasi paraqitjet e fundit ndaj durrsakëve nuk mund të konsiderohen pozitive.
Vllaznia ka patur gjithmonë një ngërç ndaj Teutës në Superiore, aq sa në pesë takimet e fundit me “Djemtë e Detit” jo vetëm që nuk ka arritur të fitojë, por gjithashtu është bllokuar përpara portës, duke mos arritur të shënojë qoftë një gol.
Dhe këtë sezon bilanci është tejet negativ me 2 fitore minimale të Teutës, ndaj sfida e “Loro Boriçit” nuk duhet të jetë më një hap fals për shkodranët, pasi humbja këtë here në shtëpi do ta bënte tejet të vështirë misionin e qëndrimit për Vllazninë, që duhet të përballet më pas dhe me një bilanc negativ me një rival direkt. Kuqeblutë duhet të dalin dhe mbi statistikat e viteve të fundit, për të treguar se aty ku ekziston vullneti ekziston dhe mundësia.

 

To Top