Futboll

Tirana, vjen mesfushori Tony Mawejje

Një futbollist nga Uganda për Tiranën. Klubi kryeqytetas ka siguruar shërbimet e mesfushorit Tony Mawejje, 30-vjecar që do të jetë blerja më e re e bardhebluve për sezonin e ri. Mawejje vjen nga kampionati islandez, ku vitin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Prottur të Rekjavikut, që luante në Premier League të këtij vendi, por u rrëzua një kategori më poshtë.

Mawejje është një futbollist me përvojë pasi ka luajtur më parë në këtë kampionat dhe me ekipin e Valur, ndërsa ka qenë pjesë dhe e Haugesund në Norvegi. Mawejje pritet të jetë një element më shumë për bardheblutë në sezonin e ri, ndërsa këtë vit ai realizoi dhe ëndrrën e jetës së tij për të luajtur në një kompeticion madhor me skuadrën kombëtare, teksa ishte pjesë e ekipit të Ugandës, që luajti në Kupën e Kombeve 2017. Mawejje pritet të vihet shumë shpejt nën urdhërat e trajnerit Ze Maria për të filluar dhe përgatitjet për sezonin e ri të Kategoisë së Parë.

To Top